Diten e sotme kemi lajmeruar per nje firme te oreve te fundit te Vllaznise me nje sulmues afrikan. Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per Edlin Randy Essang-Matouti, nje futbollist 21 vjeçar i cili do te jete pjese e kuqebluve tani e tutje.

Ai luan ne repartin e sulmit dhe nga sa mesohet, ne sezonin e kaluar ka luajtur ne Algjeri, ndersa nga dita e djeshme eshte zyrtarisht futbollist i Vllaznise. Behet fjale per nje lojtar qe premton per te ardhmen dhe jo me kot, ne mars te ketij viti ai ka bere edhe debutimin e kombetaren e vendit te tij- Gabonit.

Ka ndodhur ne ndeshjen ndaj kombetares se Senegalit. Matouti mesohet se ka firmosur nje kontrate afatgjate me Vllaznine e cila duket se beson shume ne aftesite e ketij lojtari.

Ne kete menyre, me ardhjen edhe te ketij sulmuesi, Vllaznia ka mbyllur merkaton dhe tashme mbetet per te pare rezultatet e saj ne fushen e lojes kur duhet thene se starti nuk ka qene ai i duhur me vetem 4 pike te grumbulluara ne 3 ndeshjet e para te kampionatit./www.shkodrasport.com/