Kohet e fundit ka patur shume lajme ne lidhje me te ardhmen e Lorik Canes. Diku thuhet se ai do te drejtoje nje klub, diku tjeter se do te behet trajner.

Por nga ajo çka “SportEkspres.com” shkruan, kemi të bëjmë me diçka të madhe që Lorik Cana po planifikon për të ardhmen e tij. Plani i tij është që të jetë bashkëpronar i një klubi të Superligës së Zvicrës dhe konkretisht Grasshopers Zyrih. Në fushë shqiptarët që mbrojnë ngjyrat e këtij klubi janë të shumtë , ndërkohë që tanimë mund të ketë president Canën.

Sigurisht asgjë nuk është e kryer për momentin dhe po negociohet për diçka të tillë. Veçse bashkëpronar, Cana po mendon të bëjë edhe drejtorin sportiv te Grasshopers. Pas Igli Tares që po tregohet i suksesshëm te Lacio në Itali, ish-kapiteni i kombëtares kërkon të ndjekë të njëjtën rrugë.

nëse gjithçka do të mbyllet me sukses, Grasshopers në Zvicër sigurisht që do të kthehej edhe në një trampolinë për lojtarët e talentuar shqiptarë, qoftë ata të lindur e formuar nëpër Europë, qoftë para ata që janë produkt i klubeve këtu në Shqipëri, Kosova apo edhe në Maqedoni e Mal të Zi./sport-ekspres/