Në konferencën e sotme për shtyp, një ditë pas miqësores së humbur 1-0 ndaj Norvegjisë, trajneri Christian Panucci ka bërë jo vetëm analizën e situatës në kampin kuqezi, por ka folur edhe për vazhdimësinë.

Natyrisht, ai ka pasur parasysh dy miqësoret e qershorit, që kombëtarja shqiptare i ka planifikuar t’i zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve, kompeticion që nis në shtator dhe ne gjendemi në një grp me Skocinë dhe Izraelin.

Trajneri kuqezi tha se njëra miqësore është konfirmuar, por emrin e kundërshtarit do ta bëjë të ditur zyra për shtyp e FSHF-së.

Dhe në fakt “sekreti” është zbuluar, teksa bëhet fjalë për Ukrainën. Pra, njëri test i qershorit do të jetë kundër kombëtares së drejtuar nga Andriy Shevecenkos, e cila ishte në një grup eliminator me Kosovën,

në grupin I të fushatës kualifikuese të “Botërorit 2018”, por u rendit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua për në turneun e Rusisë.

https://www.youtube.com/watch?v=kL9kQrT0wKo

Momentalisht, ukrainasit mbajnë vendin e 35-të në klasifikimin mujor të FIFA-s, jo pak më lart se ne.

Përballja e fundit mes dy kombëtareve daton si miqësore, më 3 qershor vitit 2016, kur Shqipëria, e drejtuar nga De Biazi përgatitej për finalet e “Euro 2016”.

Në atë ndeshje të luajtur në Bergamo kemi humbur me rezultatin 3-1. Sa i takon bilancit të përgjithshëm të kuqezinjve me Uklrainën, ne kemi marrë vetëm një barazim, ndërsa 4 herë të tjera jemi mundur.

Mbetet të mësohet edhe kundërshtari tjetër në miqësoret e qershorit, në periudhën 8-ditore, aq sa kombëtarja shqiptare do të grumbullohet dhe do të zhvillojë një zbor stërvitor në Zvicër./telesport/