“Juban Danja” e ka nisur mbare kampionatin dhe diten e sotme ajo ka arritur te fitoje dhe ne Durres me rezultatin 4-2 ndaj Teutes vendase. Nje fitore me shume vlere per ekipin shkodran qe eshte ngjitur tashme ne vendin e trete te renditjes.
Duket se kete sezon kemi te bejme me nje ekip te tjetersuar. Presidenti Ferdinand Jaku ka bere disa nderhyrje ne skuader, duke marre trajnerin Elis Legata dhe po ashtu edhe gjashte lojtare te tjera te cilat padiskutim qe e kane forcuar edhe me shume ate.
Por nderkohe, ajo qe duhet permendur si pjese e rendesishme e suksesit te skuadres eshte edhe harmonia qe ekziston ne rradhet e vajzave dhe stafit teknik.
Per te vertetuar kete gje, e tregon me se miri edhe videoja e meposhtme. Ajo eshte xhiruar rruges per ne Durres dhe shihet qarte se atmosfera eshte e shkelqyer.
Vajzat nuk kane ngurruar te kendojne gjate rruges dhe jo me kot, ata jane motivuar edhe nga kenga e Bujar Qamilit “qejfi bahet me shkodrane”. Dhe ne fakt keshtu po ndodh. Edhe ne futboll sivjet duket se “qejfi” do te behet me shkodrane. Perveç Vllaznise, ekipi tjeter pretendent per fitimin e trofeve, do te jete “Juban Danja”.