Kutinjo ka firmosur zyrtarisht për ekipin e Barcelonës, gjatë ditës së djeshme. Shifrat e transferimit dhe klauzola e futbollistit janë vërtet “të çmendura”, por vëmendja tashmë është diku tjetër. Mediat italiane kanë zbuluar “mashtrimin” që klubi spanjoll ka bërë në blerjen e Kutinjos. Në fakt, mesfushori brazilian mund të quhej i spanjollëve që në muajin gusht gjatë vitit të shkuar.Kjo është zbuluar nga video e mirëseardhjes që klubi ka bërë për Kutinjon.

Disa të dhëna të rrjeteve sociale, tregojnë se kjo video është përgatitur që në muajt e verës, në fundin e sezonit të shkuar.Kështu në videon e klubit, tregohet se Kutinjo ka postuar për herë të fundit në rrjetet sociale rreth datës 8 Gusht 2017, kur në fakt lojtari ka postuar edhe në 15 Shtator. Një tjetër e dhënë që bie ndesh në video, është numri i ndjekësve të futbollistit. Sipas videos janë 5.5 milion ndjekës në llogarinë e profilit të Kutinjos, kur realisht brazilian ka 7.7 milion ndjekës. /vipsport/