Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka qenë protagonist në këtë Botëror me prezencën e tij në tribunën VIP gjatë ndeshjeve që luan Argjentina.
Përveç sjelljeve të tij të çuditshme, fakti që gjithashtu na ka habitur është mbajtja e dy orëve në dy duart e tij.
Gjithsesi, edhe ky veprim i çuditshëm i Maradonës e ka një shpjegim.
Sipas “Metros”, ish-sulmuesi i famshëm mban dy, pasi te njëra shikon gjithmonë sa është ora në Argjentinë ku ai ka familjen dhe te tjetra shikon sa është ora në vendet lokale ku ai ndodhet.
Duket i çuditshëm fakti që legjenda përton të bëjë llogari duke mbajtur vetëm një orë, por ai ka qejf të jetë i veçantë dhe di ta bëjë këtë gjë.