Paulo Fonseca dhe stafi i tij lanë mesazhe motivuese brenda zhveshtores së Milanit në San Siro në derbin kundër Interit, duke shkruar fjalën ‘guxim’ në gjuhë të ndryshme.

Kuqezinjtë mundën të dielën rivalët e tyre të qytetit, Interin, duke i dhënë fund një serie prej gjashtë humbjesh kundër Nerazzurrëve dhe duke lejuar Fonseca të mbajë punën e tij në San Siro.

La Gazzetta dello Sport ka parë një detaj brenda dhomes se zhveshjes së kuqezinjve në San Siro që tregon se Fonseca dhe stafi i tij e motivuan skuadrën duke shkruar ‘guxim’ në gjuhë të ndryshme.

Mesazhi u përkthye në gjuhën e secilit lojtar dhe u vendos mbi karriget apo ulëset e tyre në dhomën e zhveshjes.Qasja taktike bëri pjesën tjetër pasi Fonseca befasoi Interin me formacionin 4-4-2 me Alvaro Morata dhe Tammy Abraham në formacionin titullar.

Kuqezinjtë kanë tetë pikë në pesë ndeshje, tre më pak se Torino, lider i tabelës dhe do të presin Leccen në San Siro në ndeshjen e radhës në Serie A këtë të premte. /Telegrafi/