Situata në kampin shkodran pas barazimit ndaj Kamzës nuk ka qenë aspak e mirë.
Të gjithë ndjehen fajtorë për një gjë të tillë megjithatë asgjë nuk ka përfunduar.
Janë edhe tre ndeshje deri në fund dhe prandaj duhet tentuar gjithçka. Në një moment të tillë, ka qenë trajneri Ernest Gjoka ai që është munduar “t’i shkundë” futbollistët e tij nga gjendja ku ka rënë.
Përmes një mesazhi që u ka dërguar atyre, ai shkruan:
“E di qe jeni te merzitur e te stresuar, e di qe jeni nen presionin e opinionit, e di qe kjo situate eshte jo pozitive…!!
Por ne sebashku kemi kaluar shume situata te veshtira kete dimer, kemi luftuar e sakrifikuar gjate gjithe kohes, kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por per asnje moment nuk kemi lene luften pergjysem.
Ne do te vazhdojme luften, kemi prap mundesi per t’ia dalë.
Une ju kam thene qe nje burre e humb luften kur i pushon zemra.
Prandaj une kam besim qe ne do t’ia dalim, e padiskutushme!
Neser me koken lart per te bere gati ndeshjen me partizanin !!
Une besoj tek Ju!
Ju pershendes, Nesti!