Në ditët e fundit Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Lionel Mesit deri në vitin 2021, por nuk ishin publikuar detajet e përfitimeve të argjentinasit. Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar detajet e akordit me blaugranët, dhe shifrat e frikshme që do të përfitojë. Barcelona fillimisht i ka dhuruar 100 milionë euro, si një formë shpërblimi për problemet fiskale që ka pasur “Pleshti” në autoritet spanjolle. Në këtë mënyrë, Mesi përfiton 20 milionë euro bonus në sezon.
Duke bashkuar këtë bonus me pagën vjetore, e cila do të jetë 70 milionë euro bruto në sezon, në total shkon në 70 milionë euro në sezon. Duke marrë në konsideratë taksat në Spanjë, atëherë rroga e Mesit shkon në 35 milionë euro në total. Mesi ka të drejtën e menaxhimit edhe të të ardhurave nga imazhi i tij. Barcelona ka të drejtën që të zgjasë kontratën e argjentinasit edhe për një tjetër sezon.
Rivali i tij, Kristiano Ronaldo përfiton 21 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që madrilenët kanë të drejtën që t’i marrin 15 për qind të të ardhurave nga imazhi.