Trajneri i ri i Manchester United, Ruben Amorim është bërë trajneri i katërt më i paguar në Ligën Premier. Djajtë e Kuq konfirmuan sot se 39-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës nga Erik ten Hag nga 11 nëntori.
Man Utd aktivizoi klauzolën e lirimit prej 12 milionë euro në kontratën e tij me Sporting Lisbonës dhe ka paguar 1 milion euro shtesë për të ndaluar një periudhë 30-ditore ku ai do të duhej të ishte i papunë.
Amorim ka nënshkruar një marrëveshje në Old Trafford që zgjat deri në vitin 2027 dhe përmban një opsion për një vit tjetër. Trajneri thuhet se do të fitojë 6.5 milionë funte në sezon në Man Utd. Kjo është pak më pak se Ten Hag , i cili fitonte 6,75 milionë funte në vit.
Holandezi kishte arkëtuar 9 milionë funte kur u bashkua për herë të parë, por Man Utd nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe supozohet se shkaktoi një ulje page.
Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën e trajnerëve më të paguar të elitës së futbollit anglez, me 20 milionë funte çdo vit.Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta merr në shtëpi 10 milionë funte dhe strategu i Aston Villas, Unai Emery është i treti me 8 milionë funte.bKontrata e Amorimit prej 6.5 milionë funtesh e sheh atë të shkojë pak mbi Arne Slot të Liverpoolit në listën e trajnerëve më të paguar. /Telegrafi/