“Corriere Dello Sport” i paraprin verdiktit final që do të jepet të hënën në mbrëmje.
Cristiano Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 të Serie A në ceremoninë gala që do të mbahet të hënën në Milano.
Sulmuesi i Juventusit, i cili bëri një sezon fantastik me bardhezinjtë, duke koleksionuar 21 gola dhe 8 asiste, do të pasojë Mauro Icardin, i cili u shpall vitin e kaluar lojtari më i mirë i Serie A.
Në fakt kryegolashënues i Serie A, sezonin e kaluar u shpall 36-vjeçari Fabio Quagliarella, por lojtari i Sampdorias ndryshe nga CR7, nuk arriti diçka të rëndësishme me klubin e tij.