Prej ditesh ne media po flitet jo pak per brazilianin Cassius Vinicius Coelho i cili erdhi me buje tek Vllaznia para nje muaji por duket se gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet.
Lojtari nuk ka treguar ate performcance qe pritej nga ana e stafit teknik dhe per rrjedhoje, atij i eshte komunikuar nderprerja e kontrates.
Nje gje e tille ka marre jehohen e duhur edhe ne media, megjithate drejtuesit e Vllaznise mesa duket kane zbatur pike per pike ate qe ka qene e shkruar ne kontraten dypaleshe qe eshte firmosur dite me pare.
Konkretisht, ne nenin 19, pika 1, germa a, shkruhet: “Brenda muajit të parë të nënshkrimit të kësaj kontrate, nese lojtari tregon probleme mjekësore, fizike, teknike dhe të performancës, të ndryshme nga ato qe ka treguar gjatë periudhës së testimit, klubi ndërpret kontraten pa ndonjë detyrim financiar, duke e lëshuar menjëherë lojtarin”.
Kjo pike e kontrates eshte publikuar nga arbitri i njohur Bardh Maçi i cili duket se e ka marre kete informacion nga drejtuesit e Vllaznise. Ajo qe mbetet eshte se Cassius ndodhet ende ne Shkoder dhe duket se nuk ka deshire te largohet.
Per momentin, braziliani nuk stervitet as me ekipin, nderkohe qe drejtuesit e klubit ia kane komunikuar vendin duke e njoftuar sipas rregullores 15 dite perpara duke i dhene atij kohen e duhur per t’u larguar./SHKODRA-SPORT.COM/