Vincent Kompany tashmë është i vetëdijshëm se të jesh trajner i Bayern do të thotë të përballosh presionin. Në Mynih kërkohen trofe dhe vetëm trofe.
Pas humbjes 1-2 në shtëpi kundër Interit në Champions League, sot trajneri belg u shpreh se ka një plan për të përgatitur një ndeshje krejt tjetër në Milano.
“Duam të tregojmë se jemi ende në garë dhe do të reagojmë. E kemi bërë disa herë gjatë këtij sezoni. Nuk do të ketë mungesë motivimi apo energjie. Tifozët? Patjetër që na duhen”.
I pyetur nëse do të luajë Muller në kampionat dhe në ndeshjen kundër Interit, ai nuk dha një përgjigje specifike. “Kur nuk luan, njerëzit thonë se pse nuk luajti. Kur luan, thonë se pse luajti”.
Sipas mediave gjermane, Muller pritet të jetë titullar kundër zikaltërve, kurse Kimmich do të luajë si mbrojtës i djathtë./telesport/