Ashtu siç ishte paralajmeruar, ekipi i Vllaznise eshte shperngulur sot nga Shkodra dhe per nje periudhe 12 ditore do te jete i akomuduar ne Oher te Maqedonise.
Kuqeblute kane lene qytetin e tyre qe ne oren 07.00 te mengjesit dhe arsyeja pse eshte vepruar keshtu, ka qene nxitimi per te mberritur shpejt ne qytetin e shqiptareve ne Maqedonine e Veriut, ne menyre qe ekipi te niste menjehere stervitjen atje.
Shkodranet kane mberritur ne Oher ne oret e drekes dhe pas nje pushimi, pasdite kane dale ne stervitje duke zhvilluar edhe seancen e pare ne kete kamping.
Nga sa mesohet, ekipi i Vllaznise eshte sistemuar ne Hotel “Belvedere” i cili ofron kushte shume te mira akomodimi dhe per me teper, nga sa mesohet, ne te jane sistemuar edhe me perpara ekipe shqiptare.
Nderkohe fusha e stervitjes nuk eshte shume larg nga hoteli dhe po ashtu, edhe ajo ofron kushte optimale per nje stervitje cilesore. Neser nderkohe, ekipi do te vijoje ritualin e zakonshem me dy seanca ne dite, nderkohe qe pritet per t’u mesuar fakti se kur do te luhet miqesorja e pare.
www.shkodrasport.com