Kylian Mbappe është një nga yjet e këtij Botërori dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës pas paraqitjes së bërë në ndeshjen kundër Argjentinës, duke dërguar në shtëpi Messi-n me shokë me dy gola të realizuar në fitoren 4-3 të “Gjelave”.
Por nuk ka qenë vetëm ai që ka tërhequr vëmendjen. Në shkallët e stadiumit, në fakt, është parë edhe Mis Franca 2017, Alicia Aylies. Thuhet se modelja është prej kohësh e dashura e tij.
Për momentin nuk ka ardhur asnjë konfirmim por vajza ka shijuar ndeshjen e kombëtares franceze në shoqërinë e një tjetër “wag”, Rachel Legrain-Trapani (e dashura e Benjamin Pavard).
Asnjë konfirmim nga ana e Alicia, që në profilin e saj në Instagram ka bërë të ditur se nuk ka asnjë deklaratë për të bërë. Ky mesazh nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm sa do të shtojë thashethemet në lidhje me këtë çështje…