Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, vendosi të kthehet në futboll dhe zgjodhi ekip-in e Monxës. Por sa ka shpenzuar “Kavaljeri” për të blerë klubin e vogël nga Nikola Kolombo?

Shifrën e zbulon “Radiocor”, sipas së cilës Berluskoni ka paguar 2.9 milionë euro. Shumë më e madhe, saktësisht 2.5 milionë euro, janë paguar në momentin e firmosjes së marrëveshjes.

Shumë që mbetet, pra 400 mijë euro, do t’i kalojë familjes Kolombo brenda datës 27 mars të vitit të ardhshëm.

Berluskoni kesisoj rikthehet serish prane futbollit duke qene pronar i nje tjeter klubi por sigurisht jo i Milanit te tij.

Mbetet per t’u pare se çfare do te beje tani me Monxen, nese do ta beje edhe ate te suksesshme apo jo? Koha do ta tregoje kete gje.