Fitorja kundër një rivali direkt si Dinamo ka ngjitur Vllazninë në vendin e dytë, duke u shkëputur me dy pikë nga Partizani.

Sipas “Panorama Sport” presidenti Alban Xhaferi, ka akorduar një premio prej 10 milionë lekësh të vjetra, e cila shkon për lojtarët dhe stafin teknik. Kjo shumë është një nxitje e madhe për lojtarët dhe stafin, që të bëjnë më të mirën në sfidën e radhës kundër Tiranës, e cila do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gjasat janë që ekipin ta shoqërojë një tjetër premio në rast fitoreje me Tiranën. Kjo është një tjetër përballje me një rival për katërshen e parë dhe sigurisht që do të kërkohet fitorja e radhës.

Në dy ndeshjet e këtij kampionati që skuadrat kanë luajtur, një herë ka fituar Tirana dhe një herë Vllaznia. Në fazën e dytë ishte goli i Bekim Balajt me penallti ai që vulosi fitoren në kryeqytet.