Real Madrid ka kuptuar se boshllëku i lënë nga Toni Kroos është i madh. Camavinga, Valverde dhe Modric i vjetër nuk mund ta mbulojnë rolin e gjermanit.

Presidenti Florentino Perez ka vendosur që të bëjë goditjen e madhe në merkaton e verës: Rodri. Mesfushori spanjoll i Manchester City është lojtari i shumëpritur në pozicionin e mesfushorit difensiv, pra roli me numër 6.

Sot Rodri kushton 120 mln euro, por Real Madrid ka një plan të mirëdetajuar. City pritet që këtë vit të penalizohet për shkeljet e rregullave të merkatos dhe mund të rrëzohet nga kategoria.

Kjo bën që vlera e lojtarëve të përgjysmohet dhe Real Madrid po mendon të përfitojë nga rasti. Rodri nuk mund t’ia lejojë vetes të luajë në një ligë të dytë apo të tretë./telesport/