Reali i Madridit dhe sidomos presidenti Florentino Perez raportohet se kanë filluar të dyshojnë te Vinisius Zhunior. Gazeta “Marca” shkruan se madrilenët nuk shohin angazhimin e duhur nga sulmuesi.
Perez i druhet faktit se sulmuesi brazilian ka pranuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Ai nuk mund t’ia tolerojë dot një lojtari që të refuzojë kontratën e re në “Santiago Bernabeu”, gjë që braziliani e ka bërë javët e fundit.
Përtej ofertave insistuese nga Reali i Madridit, sulmuesi ka refuzuar të ulet në bisedime. “Marca” raporton se klubi që po prish marrëdhëniet e lojtarit me klubin madrilen është Al-Hilal.
Oferta e këtij klubi nga Arabia Saudite është totalisht e paprecedentë në historinë e futbollit. Kjo e ka trembur Perezin, sepse Vinisius me siguri është joshur.