Gjyqtari Mark Clattenburg është në telashe, pasi media ka zbuluar se ai ka tradhtuar bashkëshorten. Sipas “The Sun”, 42-vjeçari kishte nisur një lidhje me 50-vjeçaren e divorcuar, Andrea Hodgkinson, pasi kjo e fundit mori me qera apartamentin e tij luksoz. Miq të Andreas, tregojnë se ata të dy kanë pasur takime të nxehta dhe të shpeshta gjatë kohëve të fundit. Ish-gjyqtari i Premier League, i cili fiton 500,000 paund në vit duke punuar në Arabinë Saudite, i ka dërguar asaj mesazhe erotike, ndërkohë që i ka kërkuar edhe foto pikante.

Por ai e kishte mashtruar Andrean duke i thënë se ishte beqar dhe se do të ndërpriste kontratën e tij në Arabinë Saudite për t’u bashkuar me të.

Një mik i saj është shprehur: “Asaj i vjen shumë keq për gruan e Markut dhe do që ajo ta dijë të vërtetën, se çfarë burri është ai”.

Ata ishin takuar fillimisht në muajin shkurt, kur Andrea nisi të kërkonte shtëpi në Njukastëll, ku kishte nisur një punë të re.

Marrëdhënia e tyre sapo kishte shpërthyer, por Andrea thotë se ajo nuk e dinte se Clattenburg ishte i martuar me gruan e tij të dytë, 42-vjeçaren Claire.

“Andrea nuk e kishte idenë se ai është i martuar. Nuk është në tipin e saj kjo sjellje. Ajo është grua e respektuar dhe nuk do të ishte përfshirë kurrë në këtë marrëdhënie nëse do ta dinte se Mark kishte një grua”, – thanë miq të Andreas.

Dyshimet e saj nisën kur gjyqtari anuloi planet për një udhëtim që kishin planifikuar në Dubai. Ajo e kuptoi se nuk kishin dalë asnjëherë së bashku dhe se kishin kaluar gjithmonë vetëm pak orë me njëri-tjetrin./EDS/