Drejtori sportiv, Piero Auzilio, është ndalur për të komentuar merkaton e Interit gjatë çmimit “Maestrelli 2022” dhe ka zbuluar planet e zikaltërve muajin e ardhshëm.
“Kemi një skuadër konkurruese, merkato do të bëhet me rikthimet e Brozoviçit, Lukakut dhe Lautaros motivuar nga Botërori. Por edhe Korreas, i cili duhet të jetë mirë. Mungesa e tyre na kishte hequr burime të rëndësishme. Do të kemi tre kampionë më shumë dhe ndonjë alternativë në stol”.
Patatja e nxehtë duket se është rinovimi i Shkriniarit, për të cilin Auzilio thotë: “Ka gjithnjë optimizëm. Për atë që bën këtë punë duhet të jetë. Jemi duke negociuar, biseduar, kemi bërë një ofertë të rëndësishme. Duhet të marrim kohën e duhur, sepse djaloshi dhe menaxherët e tij duhet të bëjë refleksionet e duhura. Ajo që mund të konstatoj është profesionalizimi që ka Shkriniar çdo ditë në stërvitje. Është shumë i motivuar dhe i përqendruar tek Interi. Pastaj sa i përket kontratës ka njerëz që po punojnë”.
Për Lukakun e rikthyer pas Botërorit, ai tha: “E pash mirë dhe të motivuar, e di që tani këtu është një tjetër faqe. Botërori i takonte kombëtares së tij, jo atij. Tani duhet të mendojë vetëm për Interin, e shoh të përqendruar”.