Pavarësisht renditjes duhet thënë se Vllaznia është një nga ekipet me moshën mesatare më të re në Superligën shqiptare. Ndoshta nuk është ekipi më i ri por hyn në mes tre të parëve. Ekipi me moshën mesatare më të re sivjet mësohet se është Laçi, 23.2 vjeç. Pas tij vjen Teuta me moshën mesatare të ekipit 23.5 vjeç dhe në vend të tretë është Luftetari me moshën mesatare 23.6 vjeç.

Vllaznia ndodhet në vendin e katërt. Mosha mesatare e 25 futbollistëve të federuar me ekipin e parë është 23.68 vjeç.Nga ky ekip, futbollistët më të vjetër në moshë, janë ata të datëlindjes 1987, pra 30 vjeçarët Gilman Lika dhe Alsid Tafili. Ndërsa futbollisti më i ri është mbrojtësi 17 vjeçar (i datëlindjes 2000) Enes Isufi. Këto janë dy ekstremet e moshave tek kuqebluve ndërkohë që interesant është fakti se plot 5 futbollistë janë të së njëjtës datëlindje: asaj të vitit 1989. Bëhet fjalë për portierin Selimajn, mbrojtësit Gocaj e Orelesi dhe dy sulmuesit Atsina e Ribaj.

© shkodrasport.com