E sigurt është se gjatë hedhjes së shortit, në radhët e Polonisë dhe Çekisë, kanë festuar teksa mësuan se goglat i vendosën në një grup me Shqipërinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Të paktë ishin ata që mund ta imagjinonin një përfundim të tillë, madje as tifozët e Shqipërisë nuk e besonin që pas xhiros së 6-të do të ishin të vetëm në krye, si ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë.
Nuk besuan kurrë te Shqipëria as kompanitë e basteve, në asnjë nga tre sfidat e fundit, kundër Çekisë në transfertë dhe kundër Polonisë dhe Çekisë në “Air Albania”, Shqipëria nuk e nisi ndeshjen si favorite, por fundi ishte ndryshe.
Tani edhe kompanitë e basteve janë “zbutur” teksa sot e shohin Shqipërinë favorite absolute përballë Bullgarisë. Një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1,70 ndërsa një fitore e mundshme e Bullgarisë vlerësohet me koeficientin 4,75.