Mbrëmë bashkë me sportistët e tij por edhe kolegët trajnerë, ka festuar titullin e 21-të kampion të Shqipërisë. Zef Gjoni është ndjerë i lumtur. Më shumë se kurrë në karrierën e tij. Sigurisht që kaq shumë tituj një trajner nuk i ka fituar kurrë dhe prandaj ai është edhe më i veçantë se të tjerët.

Por 70 vjeçari nuk dëshiron të ndalet këtu. I pyetur se cili është objektivi i tij i rradhës, ai është shprehur: “Objektivi është padyshim të fitojmë edhe Kupën e Shqipërisë që zhvillohet pas pak ditësh. Për këtë arsye, do të pushojmë vetëm këto dy ditë dhe të hënën do të jemi në stërvitje”. Ndërkohë duke folur në lidhje me titullin e fundit kampion, Gjoni është shprehur: “E kisha parashikuar se do të shpalleshim kampionë. Madje kisha thënë se do të shpallnim 5 boksierë kampionë dhe ia dolëm. Më ka befasuar në veçanti boksieri Vjerdha i cili sfidoi një sportist që stërvitet jashtë. Të gjithë të tjerët kanë meritat e veta për këtë sukses dhe besoj që treguam edhe njëherë se kush është Vllaznia”.

© shkodrasport.com