Te premten do te startoje ne Vlore kampionati kombetar i rradhes ne boks ku do te marrin pjese te gjithe ekipet e vendit, perfshi ketu edhe kampionen ne fuqi te vendit, Vllaznine e Shkodres e cila ka kohe qe pergatitet per kete aktivitet.

Por ndryshe nga heret e tjera kur ishte shume optimist, kete here kryetrajneri Zef Gjoni nuk duket dhe aq optimist per suksesin e rradhes teksa ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ben te ditur se titulli mund te mos vije ne Shkoder.

“Kemi dy probleme demtime sportistesh dhe kjo na ka penalizuar shume sepse planet i kishim bere ndryshe. Duhet te shohim keto dy dite se çfare do te ndodhe me ta, per te vendosur pastaj edhe per objektivat tona.

E parashikoj nje kampionat shume te forte. Flamurtari eshte forcuar shume, ka mbledhur disa boksiere te mire, madje ka marre edhe nje nga Gjermania, Tirana po ashtu ka marre edhe boksiere nga Teute, nderkohe qe ne kemi disa mungesa.

E parashikoj nje kampionat interesant dhe nuk do te ishte çudi qe Vllaznia te mos shpallej kampion. Mbase vjen nje moment qe edhe te gjithe merziten nga sukseset tona. Nuk kemi pase asnje mbeshtetje gjate gjithe kesaj periudhe dhe prandaj eshte shume e veshtire te rivalizohesh me ekipe te cilat i paguajne mire sportistet”- ka thene trajneri Gjoni./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit Gjoni mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: