Thirrja e bere nga trajneri i kombetares shqiptare te boksit Zef Gjoni ndaj te gjithe sportisteve qe jetojne e boksojne neper bote, per te ardhur e perfaqesuar fanellen kuqezi, ka bere efekt. Vete numri 1 i ketij ekipi ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ka bere te ditur se disa prej ketyre boksiereve i jane pergjigjur pozitivisht.

“Ajo thirrje qe bera permes gazetes tuaj mesa duket e ka bere efektin e vet. Me kane telefonuar dhe kane shprehur gatishmerine e tyre per te ardhur e per te perfaqesuar Shqiperine ne aktivitet e rendesishme nderkombetare ne boksin olimpik disa prej boksiereve me me emer qe kemi.

Keshtu, Rexhildo Zeneli do te jete serish pjese e kombetares, po ashtu Kristian Demaj do te vije nga Gjermania per te veshur fanellen kuqezi, e bashke me te edhe nje tjeter boksier me shume emer dhe me karriere edhe ne boksin profesionist, Xhulio Vrenozi.

Ka shprehur gatishmerine edhe Geljan Rajku qe po stervitet ne Angli dhe e veçanta eshte se pjese e kombetares do te jete edhe boksieri Ani Haxhillari. Ky ka lindur ne Gjermani, por ka deshire te perfaqesoje Shqiperine dhe do ta beje kete gje qe kete muaj kur me date 28 do te jete pjese e ekipit tone ne Kampionatin Boteror.

Te gjithe keta boksiere se bashku edhe me ata qe jane aktualisht ne Shqiperi, besoj se kane per te formuar nje nga kombetaret me te forta qe ka patur vendi yne ndonjehere ne boks. Megjithate, mund te them se kemi edhe dy vende bosh per dy boksiere te tjere qe kane patur suksese ne profesionizem.

Une si trajner i kombetares shqiptare i bej ftese publike edhe Florian Markut dhe Kristian Prenges per t’iu bashkuar ekipit perfaqesues te vendit te tyre. Sukseset qe kane patur ne boksin profesionist sigurisht qe jane te pamohueshme, por do te ishte mire qe te jepnin kontributin e tyre edhe ne boksin olimpik per kombetaren e vendit te tyre”- eshte shprehur trajneri Gjoni.
Gjergj KOLA