7 medaljet e arta dhe dy trofetë e fituara si ekip dhe dy të tjera si boksieri më i mirë i aktivitetit e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme nivelin dhe reputacionin e boksit shqiptar. Rezultate këto që tregojnë se ky sport është në ditët e ti më të mira. Tashmë boksierët tanë, jo vetem që garojnë si të barabartë me çdo boksier të huaj, por bazuar në arritjet e periudhës së fundit, ato figurojnë të jënë më të mirët në rajon.
Shembulli më i freskët janë sukseset e dy turneve të fundit, ku kombëtarja e Shqipërisë që drejtohet nga trajneri shkodran Zef Gjoni dhe që baza kryesore e formacionit është me boksierë të Vllaznisë sfidoi kombëtare me emër si ato të Kroacisë, Serbise, Sllovenisë, Bosnjes, Maqedonisë, Kosovës, etj. “Treguam me keto trofe qe fituam se jemi me te miret ne Rajonin e Ballkanit dhe kjo besoj qe nuk eshte pak por ne nuk kenaqemi me kaq. Synojme tashme suksesin edhe ne Europe”- eshte shrehur ai ne nje prononcim “Sport Ekspres”. Veprimtaria e fundit e boksit shqiptar për ballafaqimin kombëtar është Kupa e Shqipërisë, ku sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Boksit, ndeshjet e saj do të zhvillohen në qytetin e Shkodrës. Një gjë të tillë e konfirmon edhe trajneri Zef Gjoni, që tashmë në cilësinë e trajnerit të ekipit të Vllaznisë, ai bën të ditur se ashtu si edhe në Kampionatin Kombëtar ku kuqeblutë u shpallen kampion si ekip, edhe këtë radhë kanë të njëjtin objektiv, fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë. Sipas tij, ky aktivitet është planifikuar në vetem një ditë, ku ndeshjet do të startojnë që nga ora 16.00 e datës 22 nëntor, në përfundim të cilit do të shpallen fituesit si ekip dhe si individe.
© shkodrasport.com