Dita e neserme do te jete shume e rendesishme per boksin shqiptar sepse ne Tirane do te zhvillohet nje aktivitet shume i rendesishem sepse do te jene disa ndeshje te boksit profesionist qe do te marrin nje vemendje te madhe. Spikat mbi te gjitha ajo e boksierit te njohur shkodran Nelson Hysa perballe gjermanit Thorsten Fuchs.
Kjo do te jete nje ndeshje e vlefshme per titullin kampion Europe i Federates WBO dhe nese Hysa do te fitonte, do te behej boksieri i pare qe do ta fitonte nje titull kaq te rendesishem nen flamurin shqiptar. Nderkohe perpos tij ne ring do te jete neser edhe shkodrani tjeter Arjon Kajoshi.
Duke folur ne prag te ketij aktiviteti, trajneri Zef Gjoni per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “I kemi mbyllur te gjitha pergatitjet dhe sot jemi rruges per ne Tirane bashke me dy sportistet Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi. Kemi te bejme me nje aktivitet shume te rendesishem dhe si rrjedhoje e kemi vleresuar maksimalisht kete gje. Kjo do te jete nje dite e madhe per boksin shqiptar.
Une shpresoj qe do te jete i pranisheme dhe presidenti i boksit shkodran Mondi Ndou, i cili ka qene gjithmone prane boksiereve shkodrane dhe nje mbeshtetje e madhe per ta. Kuptohet qe boksi shqiptar po arrin gradualisht majat dhe fakti qe boksieri Nelson Hysa neser lufton per nje titull te rendesishem europian, eshte treguesi me i mire.
Jam i bindur tek suksesi i dy boksiereve te Vllaznise sepse ata kane kohe qe po pergatiten per keto ndeshje. Planet dhe ambiciet tona per te ardhmen jane edhe me te medha dhe me mbeshtetjen edhe te presidentit, besoj se do te bejme gjera shume te bukura”./www.shkodrasport.com/