Boksierët e Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për kampionatin kombëtar që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Shkodër. Ndonëse nga ekipi ka patur disa largime sportistësh cilësorë, sërish objektivi nuk ndryshon: Vetëm titull kampion. Një gjë e tillë konfirmohet nga trajneri Zef Gjoni që në një prononcim për mediat do të shprehej:

“Kemi patur pesë largime sportistësh cilësorë por këto largime jemi munduar t’i kompesojmë me një punë shumë të fortë në stërvitje me kontigjentin aktual që kemi në dispozicion. Kemi punuar shumë, kjo edhe falë mbështetjes që na ka dhënë firma “AlbTiefbau” e cila mundësoi grumbullimin trejavor në pikën turistike të Zogajve ndërsa tashmë jemi të grumbulluar në Shkodër deri në ditën kur do të nisë kampionati. Objektivi është i qartë: fitimi i titullit të 21-të kampion. Natyrisht që kërkojmë edhe mbështetjen e tifozëve meqë kampionati do zhvillohet në Shkodër dhe po ashtu edhe të Bashkisë për të na u gjendur pranë sepse jemi në prag të realizimit të një suksesi historik: fitimit të titullit të 21-të që nuk e ka arritur asnjë ekip më parë në historinë e këtij qyteti”.

© shkodrasport.com