Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Egnatian, e cila do të luhet nesër në orën 18:30 në Arena e Demave në kuadër të javës së 4-të të Superiores. Tekniku kroat, në fjalën e tij para gazetarëve u shpreh kështu:

Kalendari ngjeshur?

Nuk mendoj se do të jetë problem për ne, pasi çdo herë kemi të njëjtin ritëm. Kemi luajtur 7 ndeshje në 24 ditë, por mendoj se jemi përgatitur për të gjitha.


Si është gjendja e skuadrës?

Kemi ende me probleme Mensah. Mba sapo ka filluar të punoj ,por nuk është 100% gati. Da Silva është akoma jashtë. Këto janë problemet qe kemi. Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë.

Janë luajtur 3 javë. Mendimi juaj për futbollin shqiptar.

Në Kroaci është një favorit shumë i madh si Dinamo e Zagrebit. Mendoj se në kampionatin shqiptar situata nuk është e tillë. Çdo ndeshje është një luftë e madhe. Ky është mendimi im i parë për futbollin shqiptar, por duhet të më jepni pak kohë.


Egnatia një rivale për titull?

Eshtë një skuadër me buxhet të mirë, Trajner të mirë, staf dhe lojtarë të mirë. Nesër përballemi më një kundërshtar serioz dhe duhet të përgatitemi për këtë seriozisht. Por e theksoj për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Sapo ka filluar kampionati dhe ne duam të luajmë mirë në vazhdimësi dhe të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur.


Rivali më i fortë për titull?

Tirana është një skuadër shumë e mirë. Luajtëm me Vllazninë edhe ajo është një skuadër mjaft e mirë. Po ashtu edhe Laçi është një skuadër mjaft serioze. Skënderbeu i rikthyer në kategorinë superiore po bën mjaft mirë. Do të shohim kampionati sapo ka filluar. Ka shumë kundërshtarë të fortë dhe mendoj se për këtë gjë duhet të flasim pas 15 ndeshjeve të para.


I kënaqur me paraqitjen e skuadrës në Shkodër ?

Sigurisht që jam i kënaqur, luajtëm për 80 minuta me një lojtar më pak. Ndonjëherë duhet të jesh i përgatitur gjatë javës edhe për situata të tilla. Por dua të them se skuadra ime luajti mjaft e disiplinuar , shumë kompakte. Patëm 2 -3 raste shënimi, por nuk mundëm të gjenim golin dhe ky është problemi ynë. Shpresoj dhe duhet të jemi më efektiv.


Eshtë Egnatia kundërshtari më i fortë që do të përballeni ?

Po deri tani mendoj se po. Eshtë një skuadër serioze, mjaft agresive dhe me lojtarë cilësorë.


Kur mund të shohim Partizanin më të mirë të Zekiç?

Natyrisht që shpresoj ta shohim sa më shpejtë. Por ju e dini që Partizani më i mirë do të jetë kur të kemi kontigjentin e plotë. Kemi patur një kohë mjaft të shkurtër për tu përgatitur, lojtarët nuk kanë patur kohë të pushojnë pas sezonit të kaluar. Mjaft lojtarë duhet të bëjnë akoma më shumë progres dhe të luajnë më mirë, kjo është shpresa ime e madhe.