Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka deklaruar pas fitores ndaj Kukësit se fitorja ishte e drejtë, por ishte i pakënaqur me mënyrën se si luajti skuadra. Megjithatë, ai foli edhe për ofertën e Osijek dhe dha sinjale të qarta të dëshirës për t’u larguar.
“E vërteta ishte që ishim mirë në sulm se vraponim mirë pa topin, në hapësirë. Dhe pastaj pas 20 minutave të parë të mirë, nisëm të luanim futboll personal, pa respekt ndaj futbollit dhe pa ndonjë mbrojtje.
Padyshim janë shumë tre gola, është mungesë serioziteti. Që nga fillimi jam munduar t’i them këtyre të rinjve se çfarë futbolli duhet të luajnë skuadrat moderne, se kështu luan vetëm në sulm e nuk mendon për mbrojtje dhe kishim 3-4 situata pa respekt. Jam shumë i inatosur dhe duhet ta them se në ndeshje të tilla në fund mund të mos marrësh tre pikët dhe nuk është mirë. Ne flasim shumë, punojmë gjithë kohës, por deri tani në disa ndeshje ishim më mirë, në Europë ishte kryesisht mirë, por sot nuk ishte përqendrimi.
Oferta e Osijek? Në fillim ajo që dua të them me sinqeritet, kam respekt të madh për Partizanin, për Gazin (Demi), jo vetëm si pronari. Në këto 4 muaj e njoh si person dhe do të jetë në zemrën time gjithë jetën. Kur erdha këtu, kam ardhur me zemrën e hapur dhe që në momenti i parë ishte e qartë që do të kisha marrëdhënie të mirë.
Kam disa probleme personale, por nuk dua të them asgjë më shumë, do flas me Gazin dhe do të vendosim për të mirën e Partizani dhe si të zgjidhim këtë situatë tani”, tha Zekiç për “MCN” pas ndeshjes.