Sampdoria e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin këtë sezon, teksa në tre javët e para nuk ka arritur të marrë asnjë pikë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Eusebio Di Françesko ka realizuar vetëm një gol, ndërsa ka pësuar nëntë.
Kjo situatë është bërë e padurueshme nga tifozët e klubit, të cilët shikojnë si fajtorin kryesor për situatën e krijuar presidentin Masimo Ferrero. Gjatë natës një shkrim kërcënues është shfaqur në portën hyrëse të CasaSamp e cila shërben për të mirëpritur futbollistët në moshë të re.
“ Ferrero famëkeq, ruaj krahët”. Ndërkohë,për këtë situatë kanë nisur hetimet, teksa janë sekuestruar kamerat e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa shpresa e presidentit është që ekipi të nisë dhe të ndryshojë sjellje në fushë. /vipsport/