Zëvendës-kryeministri, Erion Braçe ka hedhur poshtë mundësitë që të lejohet hapja sërish bastet sportive në vend.
Madje, Braçe bëri deklaratën e fortë nga studio e emisionit “Përballë”, teksa premtoi se nëse bastet sportive hapen ai nuk do të jetë në qeveri.
“Kemi lejuar që këto kazino të jenë në hotele me 5 yje, vetëm atje. Pra ligji i 2018 kur u mbyllën lojrat e fatit apo bastet me ligjin e 2018 ka lënë veç këtë me kërkesë të ministrit të ekonomisë së asaj kohe që shihte fluksin e investimeve në struktura hoteliere në vijën bregdetare apo edhe në qytete të mëdhaja siç është Tirana.
Vetëm këtu, po nuk di unë që qeveria të ketë diskutuar që pas mbylljes. Tani mua më vjen keq po nëse do të ketë kthim prapa unë nuk jam më në qeveri,”-tha Braçe./newsport/