Vllaznia do te luaje neser ne ora 13:30 ne stadiumin e Rrogozhines ndaj Erzenit ndeshjen e rradhes per kampionat. Nje sfide e veshtire, por njekohesisht e rendesishme duke patur parasysh faktin se ajo do te kerkoje fitoren e peste rradhazi, per te forcuar edhe pozitat e saj ne vendin e trete te renditjes.

Nderkohe zevendestrajneri i kuqebluve Bashkim Livoreka duke folur ne lidhje me kete ndeshje, eshte shprehur keshtu ne “Studio Sport” kur ka deklaruar:

“Mendoj se duhet ta marrim këtë ndeshje të qetë, me një sportivitet të madh, dhe do të shkojmë për një fitore të radhës. Për shumë kënd, por, edhe shkodranët vetë, kanë qënë skeptik se këto djem do t’i bëjnë katër fitore radhazi, ose, pesë fitore për gjashtë lojët e fundit.

Kështu që, çdo gjë është e mundshme, mirëpo do të shkojmë me “këmbë në tokë” dhe do t’i marrim lojrat e shtrira, një e nga një dhe me qetësi. Sepse do të shkojmë me objektiv për një fitore të radhës. Jo, se do të bëjmë fitoren e pestë, por duhet ta vazhdojmë këtë ecuri pozitive dhe të tregojmë se jo rastësisht jemi në këtë pozicion duke qënë në katër më të mirët e Ligës së Shqipërisë”./SHKODRA-SPORT.COM/