Mateo Kocijan nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Klubi kryeqytetas njoftoi në faqen zyrtare në rrjetet sociale se ka mbyllur me bashkëpunim marrëdhënien me lojtarin 28-vjeçar.
Kroati mbërriti te Partizani në verë si një përforcim nga Slaven Belupo, mirëpo nuk bindi drejtuesit e kuq dhe në këtë formë palët ndajnë rrugët pas vetëm gjashtë muajsh.
Kujtojmë se më parë nga Partizani janë larguar Victor Da Silva, Sabit Bilali dhe Eros Grezda.