Rraman Hallaçi u largua papritur nga drejtimi i Valbonës ditën e sotme pak ditë para nisjes së kampionatit. Ende nuk dihen arsyet që e dërguan në këtë vendim trajnerin kuksian, por tanimë ai është pa ekip.

Hallaçi po sheh për një ekip të ri dhe duket se idetë i ka mjaft të qarta. Në faqen e tij në Instagram ai ka ndarë disa foto gjatë kohës kur drejtonte Kukësin dhe shkruan: Kujtime. Një mesazh mëse i qartë për klubin verilindor që tani është me pronarë të rinj dhe nisin një etapë të re.

Kukësi në fakt e ka trajnerin e ri i cili do të jetë Ilir Spahiu dhe asistent Sebino Plaku teksa drejtor sportiv u emërua Renato Arapi. Hallaçi është një figurë e respektuar e klubit në të cilin luajti si kapiten gjatë viteve më të arta të saj, ndërsa e ka drejtuar për disa kohë edhe nga pankina./newsport/