Pierre-Emerick Aubameyang ka rinovuar me Arsenalin.
Sulmuesi Gabonez, donte të largohej nga klubi anglez dhe emri i tij muajt e fundit lidhej me një kalim te Inter.
Mirëpo, siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re tre-vjeçare me “topçinjtë”. Futbollisti 31 vjeçar është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2018.
Arteta është shumë i lumtur për një marrëveshje të tillë, pasi mban një nga futbollistët kryesorë në skuadër. Auba do të jetë sërish lokomotiva e Arsenalit.