Gara për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit po shkon drejt fundit dhe për të mësuar se kush do të jetë presidenti i ri i saj, kanë mbetur edhe 5 ditë. Periudhë kjo që do të jetë e shoqëruar nga një duel i fortë në mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos.
Por në Shkodër, duket se e kanë gjetur fituesin. Ka qenë trajner Ervis Kraja ai që me një status në faqen e tij në facebook “i ka uruar” fitoren presidentit aktual të këtij institucioni.
“Shef Armando urime për fitoren, meriton të vazhdosh gjatë në këtë pozicion për atë çfarë ke dhënë e bërë për futbollin shqiptar. Politika nuk ka vend në fushat e futbollit”- shkruan ai në këtë status.
© shkodrasport.com