Gjeografia e futbollistëve shkodranë përhapet edhe më shumë dhe që nga mbrëmë tashmë kemi edhe një që do
të luajë në Australinë e largët.
Bëhet fjalë për Ardit Shkjaun i cili mësohet të ketë firmosur me ekipin Prospect United F.C që luan në divizionin e parë të këtij vendi.
Mesfushori 28 vjeçar pas largimit nga Vllaznia, fillimisht luajti në San Marino me ekipin Siggieëi FC, u kthye të luante për pak kohë tek Ada dhe më pas kaloi në Maltë tek ekipin Gharb Rangers me të cilin u aktivizua për disa sezone me rradhë.
Por tashmë ai ka nisur një histori të re dhe do jetë pjesë e Prospect United FC. Në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport” Shkjau shprehet: “Kam luajtur me disa ekipe në vende të ndryshme por me kushtet aktuale këtu në Australi nuk krahasohet asnjë.
Gjithçka është perfekt dhe padyshim që kjo do më motivojë për të bërë një paraqitje sa më të mirë me skuadrën time të re. Besoj se jam i vetmi shkodran që ka ardhë me luajt në këtë vend dhe unë po e përjetoj në mënyrën më të mirë të mundshme një eksperiencë të tillë.
Kjo është kontratë më e mirë e mundshme që kam arrit të firmosë deri më tani dhe do Zoti që të stërvitem ashtu si duhet dhe të kapim edhe ndonjë ekip më të mirë në të ardhmen”.
© shkodrasport.com