Ndeshjet e radhës së kampionatit shqiptar me shumë mundësi do të transmetohen në Digitalb, në paketën “Supersport”.
Pavarësisht problemeve të Federatës Shqiptare të Futbollit me kompaninë Digitalb, prej të cilave presidenti Armand Duka mori vendimin që ndeshja Partizani-Luftëtari dje të transmetohej drejtpërdrejt në Youtube (falas), sot Dosja.al ka mësuar se pritet zgjidhja.
Digitalb ka premtuar se do të bëjë pagesën e një kësti, aq sa në fakt ka kërkuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit në njoftimin e saj të shtunën mbrëma. Kjo pagesë është 25 mijë euro, e mjaftueshme për të rinisur transmetimin e ndeshjeve të kampionatit shqiptar në “Supersport”.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, të cilët janë abonentë të Digitalb dhe presin që ndeshjet t’i shohin aty ku janë mësuar.