Nga skuadrat e mëdha të Europës ka edhe ndonjë që ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete në merkato, siç është Bajerni i Mynihut.

Por duket se bavarezët janë zgjuar dhe po bëjnë gati edhe ata goditjen e madhe të merkatos së verës.

“La Gazzetta dello Sport” bën me dije se administratori i Bajernit, Karl Hajnz Rumenige, ëndërron të ketë në ekip yllin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.

Por ky transferim është mjaft i vështirë, për vetë faktin se Juventusi nuk ka asnjë plan për ta shitur Dibalën, pavarësisht se në ekip ka ardhur tashmë Kristiano Ronaldo.

Megjithatë, duke ditur marrëdhëniet shumë të mira që kanë mes tyre Bajerni dhe Juventusi, që shpesh kanë shkëmbyer lojtarë, ka gjasa që argjentinasi të bëhet bavarez gjatë kësaj vere. / Vipsport/