Zguro shpërthen dhe tregon debatin me trajnerin serb Veselinovic. Pogradecari ka folur në OraNews dhe tregon sa i dhemb ky moment. Për të, Partizani nuk e meriton një trajner si ky që ka tani dhe loja e fakton këtë. Vetë lojtari tha se po flasim si paqenë kamerat tani.

“Ke diçka personale me mua?? I thashë në dhomë. Nuk kisha asnjë indicie. As që e kam ofenduar, as nuk e di çfarë bëra.

Jetojmë në Shqipëri dhe këtu të jesh i urtë nuk del djalë i mirë. Duhet të bësh si thonë këta që të jesh i mirë. Çuditem si mori kaq shumë fuqi një trajner i tillë për 10 ditë.

Është amator. Duket që nga loja e Partizanit. Ai llafet e mia i mori dhe i transformoi tek Presidenti. Demi më çoi tek Partizani B, për të dhënë kohë në rregullimin e marrëdhënieve. Partizanit i uroi sukses, po jo me këtë.

T’i sjellësh Partizanit një trajner të tillë pa fituar trofe në jetë nuk e di. Lojtarët janë zogj që kanë fituar trofe jo si ai. Eci drejtë, nuk jam i brrylave.Mërgjyshi e di. Është i pari që ma ka dhën mundësinë në Superiore. Partizani ka njerëz të mirë brenda. Ata afër presidentit janë problem”, u shpreh Zguro.