Fitorja ditën e shtunë ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 ka bërë që Vllaznia U-17 të jetë tashmë e vetme në krye të reditjes. Ajo në pesë ndeshje të luajtura, ka arritur katër fitore dhe një barazim ndërkohë që nuk njeh shijen e humbjes. Edhe golaverazhi është shumë pozitiv për këtë ekip, me 13 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.
Në pamje të parë konsiderohen rezultate surprizë ngaqë ky ekip nuk është se ka elementë të spikatur në rradhët e tij. I pyetur se cili është sekreti i Vllaznia U-17, trajneri Nefail Zhejani shprehet kështu për “Shkodra Sport”: “Ndaj Tiranës sidomos në pjesën e dytë kemi bërë një lojë shumë të mirë duke dominuar në të gjitha drejtimet dhe shënuam dy gola duke fituar ndeshjes. Cili është sekreti jonë? Nuk është ndonjë sekret. Thjesht kemi punuar fort dhe ne e bazojmë lojën tek kolektiviteti. Nuk e bazojmë në individë të caktuar dhe kjo na ka dhënë suksesin e duhur. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Padyshim që nuk e kemi shumë mendjen tek vendi i parë por të luajmë bukur dhe nëse kemi këto rezultate, edhe renditja vjen normalisht ashtu si duhet por për ne, në fakt nuk është shumë e rëndësishme kjo gjë”.
© shkodrasport.com