Janë luajtur sot tri takime të vlefshme për javën e 16-të në kampionatin zviceran të futbollit dhe shqiptarët që luajnë në këtë ligë, nuk kanë pasur një fundjavë pozitive.

Bazeli i Taulant Xhakës është mposhtur 1-3 nga Jong Bojs, me mesfushorin kuqezi që luajti 90 minuta, por që nuk la gjurmë. Për më tepër, Xhaka u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Fundjavë disi më pozitive ka qenë për dyshen e Kosovës, Kryeziu-Kololli. Të dy futbollistë “dardanë” luajtën titullarë për Zyrihun, por nuk gjetën rrugën e rrjetës. Por Kololli arriti të asistojë në golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2-0 kundër Grashopersit./vipsport/