PSG nuk është më ajo e sezoneve të shkuara, ku dominonte ndaj çdo kundërshtari në Ligën 1 të Francës.
Parizienët e Luis Enrikes nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në tranfertë ndaj modestëve të Klermont.
Kjo e fundit mban vendin e parafundit në renditje.
Me këtë barazim në javën e shtatë të kampionatit, PSG renditet në kuotën e 12 pikëVE, duke qenë të dytët në renditjen provizore dhe një pikë larg kryesuesve te Brest, që kanë edhe një ndeshje më pak.