Tirana ka zhgënjyer totalisht! Bardheblutë e Emanuel Egbo, janë mposhtur ne “Play-Off”-in e Ligës së Europës nga Young Boys me rezultatin 3-0.
Dominim i pastër i kampionëve të Zvicrës, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans ekipit shqiptar, që ka qenë thuajse inekzistent në fushën e lojës.
Diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha, teksa rastet e rrezikshme të bardhezinjve ishin me pikatoren. Golin e parë Young Boys e realizoi në minutën e 42-të, ndërkohë që Nsame, shënoi më pas dopietë në minutat 52 dhe 64.
Vlen të theksohet fakti se Tirana mbeti me 10 lojtarë në minutën e 66, ku Torasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë!
FT: Young Boys – TIRANA 3-0
Fasnacht 42′ , Nsame 52′ , 64′