Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhgenjyer ne ndeshjen e pare te Kupes se Federates, pikerisht ate ndaj Kamzes e cila eshte zhvilluar pasditen e sotme ne sallen sportive te “Goga Basket”. Me kete skuader ajo kishte luajtur nje miqesore para pak ditesh te cilen e kishte fituar me shifrat 84-72, por sot ka qene krejt ndryshe.

Basketbollistet shkodrane jane mundur me rezultatin 80-91 nga Kamza, ndonese pjesen e pare e kane mbyllur ne favorin e tyre ne shifrat 44-41.

Megjithate ne pjesen e dyte ekipi kuqeblu nuk ka bere paraqitjen e duhur dhe tre lojtaret e huaj qe jane bere pjese e tij nuk dhane ate qe pritej.

Lojtari me i mire per Vllaznine ne kete ndeshje ka qene kapiteni Robert Shestani i cili shenoi 23 pike, kapi 7 topa ne tabele dhe dha 4 asistime. Por keto nuk i mjaftuan qe skuadra e drejtuar nga trajneri Bulatoviç te fitonte.

Neser kuqeblute do te luajne ndeshjen e fundit ndaj ekipit te Tiranes dhe per t’u kualifikuar per ne finale, atyre u duhet te fitojne me 12 pike ndaj ketij kundershtari./SHKODRA-SPORT.COM/