Vllaznia pëson një tjetër humbje pas asaj të Laçit. Këtë herë Brenda në “Loro Boriçi” teksa është mundur me rezultatin 1-0 nga Partizani. Ka vendosur goli I Mazrekajt në minutën e 20-të të ndeshjes por përveç këtij goli, skuadra e kuqe ka patur mundësi të shënonte edhe ndonjë gol tjetër ndërsa Vllaznia nuk ka shfaqur asgjë në fushë. Një lojë shumë e dobët e cila padyshim që ka shqetësuar të gjithë drejtuesit.

Megjithëse trajneri Raineri në pjesën e dytë ka hedhur në fushë edhe Bacin, Aguirren dhe Kalajën, sërish asgjë nuk ka ndryshuar në lojë dhe futbollistët shkodranë I janë nënshtruar kundërshtarit duke pranuar humbjen. Trajneri I Vllaznisë Baldo Raineri në konferencën për shtyp ka deklaruar se skuadra nuk ka zhvilluar një lojë të mirë megjithatë duhet të shohë përpara ndërsa për pozicionin e tij ka thënë se e kanë në dorë drejtuesit e klubit. Ndërsa trajneri I Partizanit Shpëtim Duro është shprehur se skuadra e tij duhej të kishte fituar me rezultat më të thellë ndeshjen. Me humbjen e sotme Vllaznia ka mbetur në kuotën e 8 pikëve në renditje pas 8 javës kampionat por tashmë duke ndjerë rrezikun e rrëshqitjes edhe më poshtë sepse kalendari I ndeshjeve të ardhshme është shumë I vështirë për të.
Vllaznia- Partizani 0-1
Vllaznia: Selimaj, Shala (Baci 53’), Beqiri, Sykaj, Gocaj, Hajdari (Aguirre 55’), Tafili, Dema (Kalaja 85’), Shtubina, Kruja, Soza. Tr: B. Raineri
Partizani: Hoxha, Fejzullau, Rrahmani, Vrapi (Daja 41’), Trashi, Batha, Nexhipi (Dishliev 75’), Cuculi, Vila, Raçiç (Fazlliu 75’), Mazrekaj. Tr: Sh. Duro
Shënues: Mazrekaj 20’
Gjyqtarë: L. Jemini, R. Avdo (Tiranë), I. Tartari (Fier)
Kartona të verdhë: Shala, Aguirre/ Hoxha, Fejzullau, Mazrekaj

© shkodrasport.com