Duhej te ishte nje super-sfide por ne fakt nuk ka rezultuar keshtu. Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhgenjyer teresisht ne perballjen me Tiranen e cila u luajt pasditen e sotme ne “Qazim Dervishi”.

Bardheblute e kane dominuar takimin nga fillimi e deri ne fund ku u fiksuan shifrat 90-72 ne favor te tyre duke marre “hak” per humbjen qe u kishte shkaktuar Vllaznia ne fushen e pare brenda ne kryeqytet.

Vetem perioda e pare kishte deri diku rivalitet dhe ajo u mbyll ne shifrat 19-16 per miqte. Kjo epersi e tyre ka ardhur duke u thelluar nga perioda ne periode dhe diferenca e pikeve ka shkuar deri ne 23, por me pas eshte reduktuar disi dhe takimi ka perfunduar me nje diference prej 18 pikesh ne favor te miqve.

Duhet thene se Vllaznia nuk ka paraqitur asgje nga vlerat e saj ne kete ndeshje duke zhgenjyer edhe tifozet e pranishem. Nje skuader qe shfaqi shume probleme, ne te gjitha aspektet e lojes dhe kjo natyrisht qe nuk garanton shume per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/