Ndryshe nga Vllaznia U17, ekipi i 19 vjeçareve kuqeblu ka zhgenjyer me paraqitjen e tij dhe mbi te gjitha me rezultatin e arritur ne ndeshjen ndaj nje rivali direkt si Tirana. Ne sfiden e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ka qene Tirana U19 ka fituar me rezultatin e thelle 4-0.

Takimi ka nisur me gol per miqte te cilet zhbllokojne rezultatin me ane te futbollistit Bajraktari dhe me pas, pavaresisht perpjekjeve te shkodraneve nuk pati gol tjeter dhe kesisoj pjesa e pare u mbyll me avantazhin 1-0 ne favor te Tiranes.

Edhe e dyta nis me me shume perpjekje te Vllaznise, por ne minuten e 61-te Tirana shenoi golin e dyte, ne fakt me nje aksion ku sulmuesi i saj Hasanaj mund te ishte ndoshta ne pozicion jashte loje sepse te pakten keshtu pretenduan lojtaret shkodrane, por arbitri anesor lejoi lojen dhe ai e dergoi topin ne rrjete.

Kaq ka mjaftuar qe djemte e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do te kontrollonin gjithçka ne fushen e lojes dhe arrijne te shenojne edhe dy gola te tjere, fillimisht me ane te Cerenit e me pas me Bajaktarin. Perfundimisht 4-0 per Tirana U19.

Nje rezultat aspak i pranueshem per Vllaznia U19 e cila ka ne perberje te saj lojtare shume te talentuar dhe mbase sot e kishin marre kete ndeshje me te lehte ndaj sa duhej dhe prandaj kane zhgenjyer me paraqitjen e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/